Banorëve të BBVip ditën e djeshme iu dha mision të imitonin disa nga emisionet e Top Channel. Me shaka, Donaldit iu tha që mund të prezantonte emisionin “Përputhen” duke i kujtuar atij marrëdhënien me Bora Zemanin.
Por, Donaldi u largua duke thënë se nuk është mirë ta fusin në këto gjëra pasi nuk di se si do interpretohen gjërat jashtë.
“Donaldin mos e fusni aty ju keqen. Ku e di unë si janë gjërat jashtë aman të keqen”, tha ai. Por Beniada u përpoq ta qetësonte duke i thënë se janë histori të kaluara. “Po patjetër o patjetër por nuk dua të mërzis njerëz jashtë“, tha Donaldi.