Pas debateteve të djeshme, ku Kiara i kërkoi Luizit që mos të ndërhynte në debatet personale që kishte me banorët në shtëpi dhe t’i respektonte hapësirën e saj, ata janë sqaruar sërish në ballkon.
Vetëm më shih dhe më kupto, të du çdo sekondë dhe qind të sekondit dua të rri me ty. Por do ta respektoj këtë që thu ti, që do ti.
Që ditën e parë që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli ka shprehur një pëlqim ndaj Kiara Titos. Teksa po bëhet 1 muaj që ata ndodhen brenda, raporti i tyre ka pasur ulje dhe ngritje.
Këngëtari nuk ngurron në asnjë moment që t’i shprehë dashurinë moderatores, nga ana tjetër kjo e fundit tregohet më e rezervuar. Sapo duket se po afrohen, ata nisin e debatojnë.