Rozë

Nuk jam unë në atë fotografi? Kiara Tito reagon pasi u shkruar se është në lidhje me këngëtarin nga Kosova

Dy ditë më parë reperi Mozik postoi në Instagramin e tij një foto “misterioze”. Teksa qëndronte përpara një pasqyre, ai kishte vendosur dorën te këmba e një vajze, fytyra e së cilës nuk shfaqej në foto.

Image

Padyshim kjo gjë nuk kishte si të mos sillte reagime dhe kuriozitet te publiku. Menjëherë nisën aludimet se kush mund të ishte vajza së cilës i dallohej këmba, rripi i sandales dhe një pjesë shumë e vogël e fustanit.

Por duket se kaq detaje mjaftuan për të bërë supozime! Rastësia deshi që të njëjtin fustan të ketë në garderobën e saj edhe Kiara Tito.

Këtë gjë e kanë venë re menjëherë ndjekësit e saj pasi panë foto të Kiarës me fustanin në fjalë. Kjo mjaftoi që publiku, por dhe portalet të paraqisnin Kiarën dhe Mozzik si çiftin e ri të showbiz-it.

Edhe pse Kiara gjithmonë ka qëndruar indiferente ndaj lajmeve të tilla, mbrëmjen e djeshme vendosi të reagojë.

Moderatorja ka mohuar kategorikisht çdo gjë duke u shprehur se nuk është ajo vajza në foton e reperit.

Reagimin e plotë të saj e gjeni më poshtë:

Image

MË TË LEXUARAT

To Top