Ushqime

Nuk ju pëlqen bakllavaja? Kjo është receta turke për të bërë sheqerparen më të mirë: Ka një shije fantastike

Në ndryshim nga bakllavaja, e cila njihet zyrtarisht si ëmbëlsira e festave qofshin këto me karakter fetar apo Viti i ri, sheqerparja është një nga ato ëmbëlsira që mund ta bëni në çdo moment. Sot kemi sjellë për ju versionin turk të saj.

Sheqer Pare Tradicionale. - YouTube

Na besoni, do të lëpini gishtat kur ta provoni. Dhe duke qenë se jemi shumë afër festave, ja ku keni një ide të mirë për ëmbëlsira.

Përbërësit për brumin e copave të sheqerpares (dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë do ze): 125 g gjalpë i tretur i vakët, 200 g sheqer,2 vezë,100 g miell misri i bluar imët (semola), 1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira, 1 bustinë vanilje, 280 g miell 00, disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim.

Për shërbetin: 4 gota ujë (250ml një gotë), 3 gota sheqer dhe lëngu i ½ limoni.

Përgatitja: Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit.

E lëmë në zj arr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet. Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë.

Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë.

E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.

Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.

I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati.

Embelsira sheqerpare - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top