Lajme

Nuk ka frikë nga Putin/ Presidenti i Ukrainës nuk dorëzohet: Nuk përulemi ne

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk do të përkulen para ultimatumeve të Rusisë. Zelensky shton se qytetet si Kievi, mariupoli apo Kharkivi nuk do ta pranojnë okupimin rus.

“Ne kemi ultimatume me pika si ‘ndiqni këto pika dhe ne do t’i japim fund luftës’. Ukraina nuk mund të përmbushë këto ultimatume”, tha Zelensky në një intervistë të publikuar nga transmetuesi publik ukrainas, sipas agjencisë Reuters.

Rusia i kishte vendosur afat Ukrainës që deri në mëngjesin e ditës së sotme të dorëzohej në qytetin port të Mariupolit që është i rrethuar, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u garantohej largimi i sigurt nga ky qytet, për aq kohë sa ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina injoroi këtë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk është opsion.

MË TË LEXUARAT

To Top