Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të hënë Konventën e fundit Kombëtare të saj,kjo forcë politike do të quhet Partia e Lirisë.
Që në nisje të Konventës delegatët e pranishëm miratuan ndryshimet statutore që ishin ndryshimi i emrit dhe vulës së partisë si dhe emërimi i një grupi drejtues të kryesisë deri në momentin e zgjedhjeve të reja në parti.
Ishte ish-themeluesi i LSI, Ilir Meta, i cili bëri publik emrin e ri të forcës politike që do të quhet Partia e Lirisë.