Një tërmet i fu qishëm me magnitudë 7.3 go diti brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore, mëngjesin e kësaj të mërkure, duke shkaktuar pa nik dhe paralajmërim për cu nami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti go diti në thellësinë 36 milje në det në orën 23:38 me orën lokale dhe lëshoi një paralajmërim për cunami në Miyagi dhe Fukushima.
Besohet se një tërmet fillestar me magnitudë 6.4 ka goditur në orën 23:36 me orën lokale, i cili u pasua dy minuta më vonë nga tërmeti me magnitudë 7.3, sipas USGS.
Televizioni kombëtar NHK tha se cunami mund të ketë arritur në disa zona tashmë.
Rreth 6,820 njerëz njoftohet se janë evakuuar nga Watari Town në Miyagi, sipas faqes lokale të lajmeve NHK./ Dailymail/