Brianna Hill, një vajzë e sapodiplomuar në “Universitetin Loyola” në Çikago, e kishte llogaritur se do të ishte shtatzënë gjatë këtij provimi, por nuk s’i kishte shkuar kurrë në mendje se do të lindte pikërisht në atë datë.
Ajo tha:
Mendoja se do isha vetëm 28-javëshe shtatzënë kur do të bëja provimin. Megjithatë, për shkak të pandemisë testi u shty në tetor dhe kështu isha 38-javëshe. Bëja edhe shaka në fillim, duke thënë se do e jepja provimin nga krevati i spitalit. Por nuk më doli edhe aq shaka, e mora mësimin.
Versioni i ri i provimit parashikonte që gjatë dy ditëve provimi të ndahej në katër pjesë 90-minutëshe, për shkak të kushteve të pandemisë. Gjatë kësaj kohe duhet të rrije para kompjuterit dhe të mos lëvizje fare që të mos kishte dyshime për kopje.
Hill shtoi:
Ndjeva diçka gjatë 30 minutave të para të provimit. Shpresoja që ujërat të mos më kishin plasur. Por nuk mund të shkoja të kontrollohesha dhe kështu mbarova seksionin e parë të provimit. Sapo u ngrita kur mbarova, e kuptova që më kishin plasur ujërat.
Por edhe hyrja në sallën e lindjes nuk e ndaloi Hill-in të përmbushte qëllimin e saj. Unë bëra pushimin, u pastrova, thirra partnerin tim, maminë dhe mamanë, qava sepse isha pak në panik, pastaj u ula për të marrë pjesë në seksionin e dytë, pasi mamia më tha se kisha kohë para se të lindte nevoja të shkoja tek spitali, tha ajo. Hill arriti në spital rreth orës 5:30 pasdite dhe djali i saj lindi pas orës 10 pasdite.