Një tër met i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të shtunën, në brigjet e Kretës në orët e para të mëngjesit.
Konkretisht, sipas zgjidhjes përkatëse të rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës , tërmeti ka ndodhur në orën 07:13 të mëngjesit dhe epiqendra ishte 30 kilometra në jug juglindje të Zakros.
Për më tepër, dridhja sizmike në fjalë karakterizohet si sipërfaqësore pasi thellësia fokale e saj është llogaritur në vetëm 4.7 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës Lindore, si dhe në Heraklion. Sipas raportimeve, ajo ishte e gjatë në kohëzgjatje.
Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Kujtojmë se Kreta, është një nga ishujt më të populluar nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Po ashtu gjatë verës aty shkojnë edhe shumë të rinj nga Shqipëria për të punuar në punët sezonale, pasi dihet që është një ishull që vizitohet nga turistë nga e gjithë bota.