Hykmete Bajrami, Ministria e Finanacave dhe Transfereve në Kosovë, është infektuar me koronavirus.
Lajmi është bërë publik nga vetë ajo nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook. Bajrami është shprehur se do të qendrojë në vetëizolim dhe do të punojë nga distanca për aq kohë sa të përmirësohet gjendja e saj shëndetësore.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme u njoftua se dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte rezultuar pozitive me COVID-19.