Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë në bisedime me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, për të mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë të së dielës si “qershia mbi tortë” e kësaj ceremonie.Zelensky, vetë një ish-aktor, mund të shfaqet shkurtimisht në “Oscars” – qoftë përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë ose përmes një mesazhi të regjistruar, sipas New York Post.
Megjithatë, burimet janë të shqetësuara për politizimin e çmimeve “Oscars”, duke pasur parasysh situatën aktuale që po zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan DailyMail.Kanali ABC që do të transmetojë mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Akademisë, kuptohet se është në mbështetje të Zelenskyt për të mbajtur një fjalim të shkurtër.
Gjatë karrierës së tij si aktor, Zelensky luajti në serialin “Servant Of The People”, ku luajti rolin e një mësuesi historie i cili zgjidhet pa dashje si president, pasi një video e personazhit të tij duke bërë zhurmë kundër korrupsionit u bë virale.Lajmi për paraqitjen e mundshme të liderit 44-vjeçar në mbrëmjen e çmimeve të Akademisë vjen një javë pasi bashkë-prezantuesja e “Oscars”, Amy Schumer deklaroi se “nuk ka fri kë të shkojë atje”.