Një burrë nga Florida është larguar nga aeroplani pasi kishte vendosur të brendshme në fytyrë, në vend të maskës. Adam Jenne, 38 vjeç, u largua nga avioni përpara se të nisej nga aeroporti Fort Lauderdale të mërkurën.
Ai i tha se donte të tregonte “absurditetin” e detyrimit të pasagjerëve të mbanin maska në aeroplan, ndërsa i lejonte ata t’i heqnin për të ngrënë dhe pirë në bord.
“Është e gjitha e pakuptimtë. Covid nuk e di që jemi në lartësi ajrore, është budallallëk. E gjithë kjo është teatër,” tha Jenne për NBC2.