Në shtëpitë boboshtare, fshatit të njohur për manat shekullore rakia e prodhuar prej tyre nuk mungon asnjëherë.
Qerasja me raki mani është një prej traditave që tregon mikpritjen në fshatin e mbushur me pemët aq të njohura që identifikojnë Boboshticën.
Jo vetëm burrat por edhe gratë janë kthyer në mjeshtre të nxjerrjes së rakisë së manit që dallohet nga ngjyra e gjelbër e që sipas banorëve ka veti kurative të shumta. Në verë thuajse në çdo shtëpi kazanët e rakisë janë vënë në punë.
Eleni Kuro është një prej të moshuarave të fshatit që nxjerrjen e rakisë e bën prej vitesh ndërsa tregon se ky proces do një kujdes të veçantë
Jeta e banorëve është e lidhur ngushtë me manat të cilat kërkojnë fare pak kujdes prej tyre dhe në shkëmbim u ofrojnë shumë.
Janë të pakta fshatrat që ende e mbajnë gjallë prodhimin artizanal të rakisë së manit duke i dhënë një shije të patjetërsueshme.