Lajme

Nuk lanë shqiptarët të bënin dasmë, flet i riu shqiptar që sapo e panë maqedonasit ikën me vrap/ Ja si i largoi Komitët

Grupi i tifozëve të Vardarit të Shkupit, “Komitët”, të njohur për sjelljen e tyre ra ciste ndaj shqiptarëve dhe si mbështetës të VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, vijojnë të shkaktojnë probleme.

Komitët”: Anëtarët tonë nuk është dashur të hyjnë në konflikt me një grup qytetarësh - TV SHENJA

Inc identi i radhës ka ndodhur në lagjen “Gjorçe Petrov”, ku një familje shqiptare ishte mbledhur për një gëzim familjar, ku nuk mungonin edhe flamujt kombëtarë.

Në këto moment ultrasit maqedonas nisën koret “Shqiptari i vd ekur, është shqiptar i mirë”. Pranë tyre shkuan menjëherë disa djem shqiptarë, mbi motora, për “t’iu kërkuar llogari”.

Adnan Abdulla i hipur mbi një motor Harley dhe me flamurin kuqezi ndaloi përballë grupit të të rinjve duke u përballuar sy më sy ç’ka bëri që të ndalnin korin dhe të largoheshin. Adnani nga Shkupi ka një mesazh për politikën pas rastit duke bërë një sqarim.

“Unë Adnan Abdulla dua edhe një herë të sqaroj opinionin se rasti me grupin e tifozëve të futbollit që bënin thirrje n acio naliste në lagjen Gjorce Petrov kur unë isha duke kaluar si dasmor në ato momente, nuk ka të bëjë aspak me in cident apo me ndonjë konflikt eventual, personalisht kam ndërhyrë vetëm që të parandalojë një situatë më dramatike e cila ka pasur mundësi të ndodhë duke ditur se aty kalonin dasmorë ku kishte gra dhe fëmijë me një qëllim të vetëm njerëzor që ti largoj dhe parandalojë ndonjë situatë të palakmueshme.

Sela: “KOMITËT” shajnë dhe ofendojnë shqiptarët/akte vandale që asnjëherë nuk u dënuan! | Gazeta Lajm

MË TË LEXUARAT

To Top