Lajme

Nuk po gjen qetësi Greqia/ Shkundet nga tërmeti ishulli ku jetojnë shumë shqiptarë





Nuk ka qetësi për tokën greke. Vendi është lëkundur sërish nga një tjetër tërmet me magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter .

Lekundja e radhes është regjistruar në Kretë, në Arkalochori, pesë kilometra në jugperëndim të Arkalochorit. Fillimisht Instituti Sizmologjik Gjeodinamik regjistroi lëkundje në 4.4 Rihter, ndërsa sekuenca post-sizmike vazhdon me intensitet të pakufizuar në Kretë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të l ënduar në njerëz.

Kujtojmë se mëngjesin e së enjtes një tërmet i dyfishtë u regjistrua në Kretë me 3.7 dhe 4.5 Rihter, me një diferencë për tetë minutash.





MË TË LEXUARAT

To Top