Rozë

Nuk po ndalen së diskutuari për Luizin banorët: Sa shumë ka ngrënë, s’ndalonte

Banorët kanë nisur ankesat për Luizin duke thënë se ai po ha gjithë ushqimin e tyre. Luizi nisi ta bënte këtë që mbrëmjen e djeshme pasi Tea e futi në buxhet pa dëshirën e tij.

Ai tha se do iu gjente ushqimet dhe do ua hidhte edhe në pishinë. Përfshirja e Luizit në buxhetin e javës, i ka ndarë banorët e shtëpisë në dy grupime.

Disa prej tyre debatuan me Tean, e cila u caktua për ndarjen e buxhetit, për faktin që pse ajo nuk e diskutoi këtë gjë me banorët.Tea tha se arsyeja pse e përfshiu Luizin në buxhet, ishte sepse ai merr ushqimet e tyre gjatë javës.

Diona ishte njëra prej banoreve që reagoi ashpër ndaj Teas, duke thënë se ajo e nxiti këtë debat dhe se Luizi sipas saj, është thjeshtë pasoja.

Luizi prej pak ditësh ka thënë se me buxhetin e tij nuk don ushqime, sepse me ato para dëshiron t’i blejë një dhuratë Kiarës, kjo pasi kjo e fundit ka ditëlindjen nesër, më datë 17 janar.Por, edhe pse këtë gjë e ka thënë në mënyrë të vazhdueshme, Tea e futi Luizin në listën e buxhetit.

Kjo gjë e acaroi shumë Luizin dhe i tha banorëve se ata do rrijnë pa ngrënë këtë javë, sepse ushqimet do t’i fusë në lKjo gjë e acaroi shumë Luizin dhe i tha banorëve se ata do rrijnë pa ngrënë këtë javë, sepse ushqimet do t’i fusë në lavatriçe.

MË TË LEXUARAT

To Top