Personi që thuhet se ‘shpiku Putinizmin’ është arrestuar në Rusi dhe është vendosur në ar rest shtëpiak.
Sipas Daily Mail, nëse konfirmohet a rrestimi i Vladislav Surkov, atëherë kjo tregon se Vladimir Putini ka nisur të goda së edhe rrethin e tij të ngushtë.
Disa raportime të pakonfirmuara thonë se ideologu i Putinit është arr estuar në kuadër të një spastrimi të madh, gjatë të cilit janë arre stuar të paktën 150 agjentë të shërbimit sekret FSB.
Rasti në fjalë mendohet se ka lidhje me një skemë zhvatje prej 5 miliardë dollarësh, që shërbimi sekret i kishte në dispozicion për të krijuar një rrjet të fshehtë të inteligjencës në Ukrainë.
Surkov shihet si një person kyç për suksesin afatgjatë në zgjedhje të Putinit. Ai ishte personi që e inkurajonte të besonte se Ukraina nuk është një shtet i vërtetë.
Përpara se të niste pushtimi, ai kishte bërë thirrje që të aneksoheshin Ukraina, Bjellorusia dhe shtetet Baltike. Putini thuhet se është tërbuar nga dështimi i inteligjencës ruse në Ukrainë pas investimeve gjigante në vite dhe ka urdhëruar arr estimet masive.