Rozë

”Nuk pyeste ore si e ke familjen”/ Tani flet për Ilirin: Njeri interesaxhi

Koreografi i njohur, Tan Brama, i ftuar sot në emisionin “Live from Tirana”, ka folur për projektet e tija të fundit.

“Së shpejti kemi një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe po pres e-mailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet”, tha ai.

Por jo vetëm kaq, Tam Brama ka folur edhe rreth raporteve të tij me ish-banorët e tjerë “Big Brother VIP”.

“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”, tha Brama.

Ndërsa i pyetur se si e ka me Ilir Shaqirin, koreografi i njohur tha: “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”.

Si çdo mëngjes, Tani dhe Iliri nisin ditën duke komunikuar me kode - Big  Brother Albania Vip - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top