Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, gruas së shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.
Për kryeministri Rama, Helena nuk hyn tek gratë e zakonshme, por është grua e jashtëzakonshme shqiptare.
Rama thotë se Helena është gjysma më e mirë e çiftit Kadare, duke përfaqësuar engjëllin kurse Ismaili dj allin.
Urimi i kryeministrit Rama
#EDHE100
HELENA KADARE më kujton gjithnjë atë shprehjen e famshme, një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka! E mbase gabohem, po pa Helenën biblioteka nuk do të kishte mjaftuar për t’ia mundësuar Ismailit fortesën e blinduar, mu në zemër të tir anisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin ti ranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë.
Më kujtohet vite e vite më parë, kur në netët e vona në bulevardin e zbrazët të Tiranës, Ismaili ecte me hijen e vet vezulluese në krah, Helenën, e cila ja ashtu njësoj si në shëtitjen e mbrëmjes, përmes boshllëkut që rrethonte qenien e tyre të dyfishtë, e ka shoqëruar Ismailin me vezullimin e përkushtimit të saj, pa e lënë kurrë një ditë të vetme vetëm, qysh nga dita e parë e njehsimit të tyre.
Shtyllë e fortesës ku xhindi rrotullohet prej 57 vjetësh me daullet e shiut të tij, vatër që ngroh hapësirën ku ngrijnë e shkrijnë prurjet e botës së tij fshehtë, dritë që rri gjithnjë ndezur për t’u kujdesur që ai ta gjejë gjithnjë atë çka i duhet kur i duhet të kthehet nga arratitë në skutat e mendjes, portë që hapet bukur për të mikpritur vizitorë dhe sy që ndjek gjithçka, njësoj siç prej një jete ka ndjekur e sistemuar për botim në makinën daktilografike, çdo rresht të dorëshkrimeve të të shoqit, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.