Lajme

Nuk qenka Tirana, ky është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka 24 orë ujë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur deputetëve të PD në lidhje me mungesën e nergjisë elektrike në fshatra.

Ai gjatë fjalës së tij foli dhe për reformën e kanalizimit, duke thënë se është reformë model dhe më e mira që vendi ynë.

Balla ndër të tjera mori shembyll qytetin e Librazhdit, duke thënë se atje ka 24 orë ujë. “Reforma e ujësjellës kanalizimesh është reforme model.

Investimet në katër vitet e fundit në kanalizimet e ujërave të zeza më e madhja në dekadat e fundit. Në vitin 2013 mesatarja e furnizimit me ujë, tetë orë ujë në ditë. Sot jemi 20 orë në ditë.

Nga tetë orë ujë në ditë mesatarja në Shqipëri në 20. Sot Librazhdi ka 24 orë ujë, merret në lartësinë 1500 metra. Cilësinë e shërbimit në qytete po e çojmë edhe në fshatra”, tha Balla.

Kujtojmë se në Shqiëpri është ende problem furnizimi me ujë dhe një pjesë e mirë vuajnë akoma sot për ujë të pijshëm, ndërsa furnizimi me ujë 24 orë është ende dicka e vështirë për t’u bërë realitet në vendin tonë.

MË TË LEXUARAT

To Top