Rrushja dhe Erioni njihen me njëri-tjetrin jashtë “Për’puthen”, ku tashmë duket se po përpiqen të vazhdojnë një njohje të lënë përgjysmë. Ata zhvilluan një takim jashtë studios, ku ra në sy tërheqja por dhe se sa shumë dinin për jetën personale të njëri-tjetrit.
Rrushja shpjegoi se njohja u ndërpre kur u zhvendos në Prishtinë, ndërsa Erioni vazhdonte aktivitetet e tij në Prizren dhe kështu romanca e tyre u ndërpre.
Sipas konkurrentes, Erioni ka ndryshuar shumë dhe nuk është i njëjti si para pesë vitesh. “Ka ndryshuar për mirë fizikisht, por për keq mentalisht, është shumë i shpërqëndruar”.
Rrushja: Ka qenë i trashë
Mikela: Mundet m’u trash apet (sërish)
Rrushja: Atëherë nuk kam pasur kohë, kam qenë në shkollë
Rrushja: Kur unë kam ikur në Prishtinë, jemi distancuar shumë
Erioni: Unë kisha jetën time në Prizren, kjo kishte jetën e saj në Prishtinë.