Kënga “Madonna” e Mozzik është komentuar shumë dhe kr itikuar gjithashtu. Këngëtarja Soni Malaj, ndryshe nga të tjerët nuk e kritikoi por u shpreh se e pëlqente.
Në emisionin ‘Abc e Pasdites’, Soni tha: “Nuk do të thosha që do t’i këndoja, por që më kanë pëlqyer janë Xhensila Myrtezaj me Ardianin, Dafina Zeqiri, dhe Mozzik me këngën “Madona”. Kjo më pëlqen shumë.
Këngëtarët e huaj i kanë këngët, por i kanë edhe në version të pastër. Në këtë rast ka një gabim teknik që këngë me fjalët e plota të dilte pas orës 9 të darkës. Nuk ka pse të skandalizohen kaq shumë pasi është vetëm çështje teknike, dhe duke qenë për një publik më adult duhet pasur kujdes çështja e transmetimit”.