Carlos Franciso Vallejo, i cili ishte 57-vjeç, mendohet se ishte infektuar nga një prej pacientëve të tij. Më pas ai ka infektuar dhe pesë anëtarët e familje, mes tyre dhe të atin, Jorge Vallejo.
57-vjeçari punonte në linjat e frontit me deri në 76 pacientë dhe kujdesej për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh. Ai punonte si shef pavijoni në këtë spital.
Babë e bir ishin shtruar në spital që me datë 27 Qershor dhe fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me Koronavirusin, duke lënë një boshllëk të madh në jetën e familjarëve dhe jo vetëm.