Prej ditës së djeshme sytë e botës janë kthyer nga kryeqyteti i Libanit.
Pas shpë rthi mit të tme rrs hëm që u ka marrë jetën deri më tani më shumë se 100 personave dhe ka lë n duar më shumë se 4 mijë të tjerë.
Beirut është zgjuar sot mes kao sit dhe dhi mb jes që lanë pas dy shp ërthi met e njëpasnjëshme.
Libani ka shpallur sot zi kombëtare për tre ditë, në nder të vikt imave që humbën jetën në këtë katastrofë.
Nga ana tjetër, presidenti i vendit ka thirrur në një takim emer gjent zyrtarët e lartë, teksa lajmëroi se dy javë vendi do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, e po ashtu do të alokohet një fond prej rreth 50 milion dollarësh për qendrat spitalore.
“Është një katastrofë e madhe, ka viktima në çdo cep”, dëshmoi kreu i Kryqit të Kuq në Liban, George Kettani.
Zyrtarët nga ana tjetër deklaruan për mediat se ka nisur një he tim për të saktësuar shkallën e shpërthimit si dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë pasur gisht në këtë pakujdesi.