Është zbardhur ngjarja që i mori jetën një 34-vjeçari në Durrës.
Mësohet se sot, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thi kë,), shtetasi Idajet Dulla, 34 vjeç, me origjinë nga Kukësi por banues në Durrës, i cili si pasojë e pla gëve të marra, ka ndërruar jetë.
Paraprakisht deklarohet se vik tima është përfshirë në një konflikt çasti me një tjetër person që është identifikuar dhe po kërkohet nga pol icia. Bëhet fjalë për shtetasin A.K., që punon si shofer autobuzi.
Një natë më parë, në plazh, pas një konflikti çasti humbi jetën një 39-vjeçar dhe u pla gosën 2 të tjerë, mes të cilëve dhe djali i viktimës. Kjo është vr asja e dytë brenda më pak se 24 orësh në Durrës.