Rozë

Olta e nxjerr skandalin: Edhe po të dilja unë ose Luizi njëri do kishte biletën e kthimit

Olta Gixhari ka tentuar sërish të nxjerrin zbuluar produksionin e “Big Brother Vip”. Një video që po bëhet virale në rrjet dëgjohet aktorja që tregon si ka vepruar stafi i “BBV” vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një nominin të Donaldit dhe Ilirit që ‘Vëllai i Madh’ nuk ua realizoj kurrë.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe Luizi këtë vit për të dalë në nominin me Oltën, por prapë produksioni nuk ka pranuar duke u justifikuar se rregullat aty nuk i vendosin banorët.

Në bisedë me Maesteon, aktorja tregon se produksioni nuk do e bënte kurr këtë gjë sepse humb interesi për ditët në vazhdim pra s’ka vëmendje.

“Po pse ca kujton ti se Vëllai i Madh’ do i linte ashtu, do kishin bilet kthimi nëse largohej njëri”, tha Olta në bisedë me Armaldon. Kjo ka të nënkuptuar që biletat e kthimit i vendos produksioni se kush duhet t’i ketë.

Kujtojmë që Gixhari ka bërë mjaft deklarata kundër produksionit dhe ka tentuar t’i zbulojë sekretet.

MË TË LEXUARAT

To Top