Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë dhe përmes një fotoje të ëmbël na ka bërë të ditur dhe emrin që i ka vënë djalit.
Aktorja ka shpërndarë një foto nga spitali në rrjetet sociale, ku shihen këmbët e të voglit dhe duart e saj, teksa ka shkruar edhe fjalët më të ndjera për të.
Po ashtu, Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga Hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë.
“My heaven has just arrived! U bera nene. Qenka e vertet, eshte shume e veshtire te gjesh fjalet e duhura te percjellesh kte perjetim te thelle Vetem me nje fjale, E DUA ÇMENDURISHT Djali yne erdhi ne jete me 21/8/2020 kjo ishte nje surprize kaq e bukur per ne,pasi kjo date permban daten e lindjes se babit te tij 21 dhe daten e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne menyre natyrale. Biri yne quhet AMAR Emri vjen nga Hebraikja qe do te thote i Perjetshem dhe nga Arabishtja qe do te thote Hëne. Uroj te ket nje det me lumturi perjete. I them babit te Amar qe e dua shume, faleminderit qe me ben te ndihem e jashtezakonshme!”, shkruan Olta.