Rozë

Olta Gixhari tregon për pushimet në Jug të Shqipërisë: Nuk shkoj më dola e neveritur komplet, ia bënte krevati…

Një bisedë shumë interesante që zhvillohet gati çdo verë në Shqipëri nga pushuesit Shqiptarë, por kësaj radhe e bërë nga Olta në shtëpinë e Big Brother. Shiko videon më poshtë.

Dea: Nuk është e thënë të shkosh në Dhërmi, është Himara, Qeparo, Saranda…që kanë çmime shumë më të përballueshme.Olta: O Dea, gjen është e vërtetë por mua nuk më pëlqen që të shkoj në jug, të paguaj 150 euro një dhomë që nuk bën as për 30 euro.

Dea: Këtu ke të drejtë…Olta: Shkoj në Puglia, shkoj në Gallipoli, në ato gjiret qê isha këtë verë, e paguaj dhomën 150 euro por ishte çdo gjë me buton.

Olta: Shezlloni në vijë të parë 20 euro, dreka 50 euro dy persona, uji 2 euro. Çardra me kuti ku vendosje kremrat…një komoditet i paparë. Deti Karaibe, më beso.

Dea: Unë të kuptoj…Olta: Unë bëj llogaritë…jo nuk shkoj në një dhomë që bën 150 euro ku krevati bën gëzh gëzh dhe dera e banjës bën iiiuuu kur hapet dhe dushi ndizet dhe shkon uji kështu (shtrembët)

unë shkoj në një vend tjetër ku marr shërbimin e asaj që paguaj. Këtë verë ndejta gati një muaj në jug, dhe dola e nervozuar, e neveritur komplet.

MË TË LEXUARAT

To Top