Debatet mes Oltës dhe Gentit brenda shtëpisë së Big Brother Vip s’kanë të ndalur. Ndryshe nga herët e tjera, kur situata ka qenë në kontroll nga ana e aktores, kësaj here diçka e thënë nga aktori e ka mërzitur atë shumë.
“Olta mund të hajë çdo gjë, por jo çdo gjë hahet”, i ka thënë Genti Oltës gjatë një bashkëbisedimi për gatimet. Kjo frazë e thënë nga Genti e ka mërzitur aktores e cila gjatë një bashkëbisedimi me Amosin i tha se sjellja e aktorit ndaj saj nuk është normale dhe se nëse fjalët e thëna nga ai kundrejt saj do ishin thënë jashtë shtëpisë atëhere situata do të kishte degraduar.
Më tej ajo u shpreh se bashkëshorti i saj i cili e ndjek nga televizori e sigurit që nuk do i kenë pëlqyer aspak ato çfarë Genti i tha asaj.
Pjesë nga biseda: Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi edhe të kem kështu batutash. Do marr valixhen ose do iki, ose do ikë ai. Cfarë duhet të ndodhë më shumë? Luizi: Kush të bërë të ikësh? Pse i ke sytë e kuq? Olta: Jam me nerva tani
Olta: Shko të ta shpjegojë Ronaldo. Nuk thuhet ajo unë jam nënë me fëmijë, jam e martuar. Por edhe një beqareje nuk i thuhet. Si do reagojë burri im jashtë? Të hedhë b*mbën këtu, të hipë në mure.
Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur jashtë ai do të ishte bërë gj *k, nga unë e para. Do ja kisha rrasur me shishe koke. Ja kështu arrin njeriu në dh ne.