Një shkrim i Alketa Vejsiut mbi sekretin e bukurisë, është pritur me kritika së fundi.
Dje moderatorja shqiptare shkruante në një postim në Instastory, se as buzët e fryra, as fotot perfekte në Instagram, as vithet e mbushura, as beli i hollë dhe as gjokset bujare nuk të bëjnë të bukur, pasi të qenit e bukur është diçka tjetër.
Opinionisti Olti Curri ka bërë një reagim mjaft ironik për postimin e Alketës.
Në një postim në Instagram, Olti përmend operacionet plastike, me siguri referuar shumë atyre të famshmeve që sipas tij janë bërë copy paste.
“Ka shumë të drejtë! Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm, që para se të të bëjë anestezinë lexon sms që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy paste me Tunën”, shkruan Olti.
Reagimi i tij erdhi pasi Alketa u bëri thirrje përmes shkrimit të gjitha atyre vajzave për të qenë krenare me pamjen e vet.