Rrokada mes mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel, ku “shkëmbyen” Ori Nebiajn me Grida Dumën mori jo pak vëmendje muajt e fundit.
Orin e kemi parë edhe më parë në politikë, por Grida Duma ishte për herë të parë në televizion si moderatore e emisionit “Top Story”.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Grida u pyet për Ori Nebiajn si politikane dhe “këshilla” e Dumës për zëvëneduesen e saj ishte kjo:
“Ori është hyrje e bukur. S’kam këshilla. Gjëja e fundit që bëj është moralistja. Uroj shumë që ta jetojë ajo vetë. Është eksperiencë shumë e rëndësishme.”
Rreth një muaj më parë Grida Duma vendosi të tërhiqej nga politika dhe të bëhej pjesë e medias si moderatore. Që prej nëntorit asaj i është besuar drejtimi i “Top Story” në Top Channel. Por si po e përjeton Grida këtë sfidë të re në jetën e saj?
Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo ka folur gjatë duke shprehur të gjitha ndjesitë dhe vështirësitë e të qënurit pjesë e medias si moderatore. Grida e vendosi theksin se sfida më e madhe është aneksimi nga mbajtja e qëndrimeve.