Rozë

Orinda Huta feston datëlindjen/ Turi bën urimin që do të donte çdo grua: Gëzuar o mami Atarës

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Orinda Huta feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 35-vjeçe dhe nuk kishte se si të mungonte një urim bashkëshorti i saj, Turjan Hysko.

Ky i fundit ka postuar në Instagram, një foto të Orindës, e cila shfaqet duke ushqyer me qumësht vajzën e saj, Atarën. “Edhe 100 o mami i Atares!”, ka shkruar Turi krahas pamjes së ëmbël dhe tepër të paqtë.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në korrikun e vitit të shkuar dhe që nga ai moment duket se jeta e tyre ndryshoi. E bija, Atara ka sjellë shumë gëzim dhe lumturi në familje, duke shtuar edhe më shumë dashurinë mes dyshes.

Moderatorja Orinda Huta u bë nënë për herë të pare më 15 korrik. Ajo dhe partneri, Turjan Hysko e pagëzuan vogëlushen me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuloi portretin e saj, dhe shpesh ndajnë me ndjekësit foto të ëmbla.

Orinda tregon herë pas here se si kujdeset për vajzën dhe së fundmi duket se ka marrë kritika për mënyrën se si e ushqen.

MË TË LEXUARAT

To Top