Një numër i madh njerëzish janë mbledhur të mërkurën në Berlin për të protestuar ku ndër planeve të kancelares Angela Merkel për fitimin e më shumë kompetencave për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund t’i japin fuqi qeverisë që të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Këto kompetenca u takojnë landeve gjermane. Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.
Oficerët e policisë u rreshtuan për të mos i lejuar demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit. Ndërsa, i paralajmëruan ata se do t’i japin fund protestës së sotme nëse nuk i përmbahen rregullave dhe distancimit fizik.