Rozë

Pak kohë më parë atë e tradhtoi i shoqi/ Modelja ka nisur lidhje me një prej aktorëve më të njohur

Kanë shpërthyer shkëndijat mes Brad Pitt dhe Emily Ratajkowskit. Të paktën këto janë thashethemet më të fundit nga mediat amerikane.

Brad Pitt and Emily Ratajkowski, beware of these two: new VIP couple on the horizon - The Nation View

Çifti është parë në rrugët e Nju Jorkut dorë për dore duke dalë nga një restorant, ku darkuan bashkë.

Të dy vijnë nga dy histori dashurie të ndërprera në mes, aktori është ende duke u përballur me ish-bashkëshorten Angelina Jolie për pasuritë, ndërsa modelja sapo është ndarë nga Sebastian Bear-McClard.

Pitt dhe Ratajkowski u panë në Nju Jork dhe mediat shpërthyen. 58-vjeçari që konsiderohet një ndër burrat më të pashëm në botë dhe 31-vjeçarja një modele e dëshiruar nga të gjithë, mund të jenë çifti më i ri hollivudian.

Sipas zërave, çifti sapo kanë nisur të frekuentohen dhe është ende shpejt për të folur për një dashuri të madhe.

MË TË LEXUARAT

To Top