Rozë

Pak muaj më parë u bë baba/ Këngëtari i njohur Ledri Vula humb njeriun e zemrës dhe prek me fjalët





Sot është ndarë nga jeta gjyshi i Ledri Vulës. Lajmin e trishtë e bëri me dije nëna e reperit, Xheraldina përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi disa fjalë prekëse për të ndjerin.

Ledri Vula qan live në emision për Adelën, ja çfarë thotë për ish të dashuren

“Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi.”, shkroi ndër të tjera ajo.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe vetë Ledri, i cili ka publikuar pak minuta më parë një foto ku shihet i mbështetur në prehrin e gjyshit. “Ku rr ma në prehnin tond gjysh”, janë fjalët e reperit krahas fotos. Miq të njohur dhe fansa e tij i kanë shprehur ngushëllimet reperit.

Ndërkohë, një postim prekës ka bërë dhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha. Ajo ka publikuar një fotografi duke kërcyer me gjyshin e reperit, ku ka shkruar:

“Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashuri që sot po më mungon pafund.

Ledri Vula prek me statusin pas humbjes së njeriut të shtrenjtë





MË TË LEXUARAT

To Top