Sërish radhë në Kapshticë. Pol icia kufitare bën me dije se, pala greke ka pezulluar punën, pasi kuota ditore e lejimit të kalimit të kufirit 300 personave është plotësuar.
Qytetarët në radhë për të kaluar doganën, do të duhet të presin ditën e nesërme.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme”, njofton pol icia.
Pol icia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Të njëjtin njoftim, pol icia e bëri dhe një ditë më parë.