Mijëra njerëz në lindjen e largët të Rusisë, në Primorye, mbetën pa ngrohje dhe energji elektrike të mërkurën ndërsa autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës l uf tuan pasojat e një stuhie të paparë akulli që go d iti rajonin javën e kaluar.
Sipas Ministrisë së Energjisë së Rusisë, 5,800 banorë të Primorye janë ende pa energji elektrike, dhe 3,300 njerëz në Vladivostok, kryeqyteti i rajonit, janë ende pa ngrohje, raporton AP.
Rajoni u g o dit nga shiu i akullt dhe mijëra banorë të saj u zgjuan të nesërmen në apartamente të errëta dhe të ftohta. Shtresa të trasha akulli mbuluan pemë, makina, rrugë dhe linja elektrike, shumë prej të cilave u t hyen nën ngarkesë.
“Rajoni nuk ka parë një stuhi të tillë për 30 vjet,” tha Oleg Kozhemyako, guvernatori i Primorye, në faqen e tij në Instagram.