Një qytet në formë tetëkëndëshi që do të notojë në Detin e Kuq do të ndërtohet së shpejti, ka njoftuar Arabia Saudite.
Sipas mediave të huaja, ndërtimi i propozuar, i quajtur Oxagon, pritet të jetë i vendosur në skajin e rajonit më të ri të vendit në veriperëndim, Neom.
Neom, projekti kryesor i princit të kurorës Mohammed bin Salman, është një qytet-shtet i planifikuar që do të mbulojë 10,000 milje katrorë të provincës Tabuk të Arabisë Saudite, pranë kufijve të saj me Jordaninë dhe Egjiptin.
Neom është një kombinim i fjalës greke neos, ose ‘i ri’, dhe mustaqbal, arabisht për ‘e ardhme’.
Ai supozohet të jetë pjesë e një plani ambicioz për të larguar Arabinë Saudite nga varësia nga nafta dhe për ta transformuar vendin në një qendër teknologjike si Silicon Valley, duke përfshirë gjithashtu qytete, qendra kërkimore, zona arsimore dhe atraksione turistike.