Lajme

Pamje që të rrëqethin shpirtin/ Rusët e kanë rrethuar qytetin, njerëzit në radhë, gruaja: Jam me fat që mora bukë

Teksa përpjekjet për të krijuar korridore humanitare dhe arm ëpushime të përkohshme dështojnë, disa furnizime me ushqime dhe ilaçe kanë mbërritur në Mariupolin e rrethuar nga forcat u shtarake ruse.

Në pamjet e publikuara nga BBC, më shumë se 100 njerëz presin në radhë për shpërndarjen e kutive me ushqime nga një kamion.

Nëna e dy fëmijëve, Angelina, tha se ka marrë bukë dhe ushqim, duke shtuar se ndihej me fat që arritën furnizimet në kohë.

“Vështirë të largohesh me autobus tani. Shpresojmë që të ulet numri i njerëzve që përpiqen të dalin nga këtu që ta kemi më të lehtë më pas për tu larguar.”-tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top