Shirat e rëndë në të gjithë jugun e Indisë dhe në Sri Lanka kanë v r arë të paktën 41 njerëz, thanë sot autoritetet, teksa meteorologët parashikojnë zbutje të reshjve në ditët në vijim, ne nje kohe kur komunitetet përpiqen të shpëtojnë ose te marrin veten nga pë rmbytjet.
Zyrtarët e motit në Indi thanë se parashikojnë reshje më të dobëta ose të moderuara në shumicën e zonave të rpekura, me disa përmbytje rrugësh në zonat më të ulëta.
Ndërsa ata në Sri Lanka-n fqinjë thanë se reshjet pritet të zbuten nga sot (e enjte) pasi presioni i ulët i sjellë nga moti i keq nis të largohet.
“Më e keqja ka kaluar, tani do të kemi vetëm shira sporadikë, jo më alarmues,” tha Pradeep John, një parashikues jo-profesionist por me audiencë të gjerë në zonën e Tamil Nadu në Indi.
Shirat kanë vr arë 25 njerëz në kombin ishull të Sri Lanka, shumica e të cilëve të mby tur, ndërsa pesë ui vra ne nga rrë shkitjet e dheut, thanë zyrtarët vendas.
Stuhirat e nisura nga verilindja e Indisë vijojnë nga tetori deri në dhjetor dhe shpesherë jugu i vendit është më i dë mtuari.