Ak sidenti i ndodhur pranë kinema ‘Agimit’, ku një autobus ka përfunduar në lumin e Lanës pas përplasjes me një automjet tjetër, ka pasur raportime se është rënduar bilanci i të plagosurve.
Informacionet bëjnë me dije se janë 5 persona të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital.
Mes tyre shoferi i autobusit Ergys Hysi si dhe dy pasagjerë. Nga sa mësohet ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda por janë traumatizuar si pasojë e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë të dëmtuar kanë mbetur edhe persona që kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Benz” i cili vijon të jetë në Lanë.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka mbërritur te spitali i Traumës për të vizituar 5 të plagosurit nga aksidenti me autobusin në lumin e Lanës.