“Duhet guxim për t’u martuar”, tha Papa Françesku gjatë meshës së kremtuar me rastin e takimit për ditën Botërore të Familjeve. Disa nëna më kërkuan të bëj diçka për ta bindur fëmijën të martohet dhe unë po ju përgjigjem: lërini fëmijët të lirë, lëreni të dalin nga foleja”, tha Papa. Pastaj u foli drejtpërdrejtë të rinjve:
“Jeta ka gjithmonë momente të vështira, të gjitha familjet i kanë. Mos merrni rrugën e lehtë, të ktheheni te nëna juaj, vazhdoni dhe gjeni dashurinë”.
“Shohim shumë të rinj që nuk kanë guxim të martohen dhe shumë herë disa nëna më thonë: “Por bëj diçka, fol me djalin tim që nuk martohet, është 37 vjeç”.
“Por zonjë, mos i hekuros këmishat, fillo ta largosh pak, të dalë nga foleja”, u shpreh Papa.