4 vite më parë, Nënë Tereza u kthye në shenjt të Kishës Katolike, pasi Papa Françesku njohu mrekullinë e dytë të saj, atë të shërimit të një burri brazilian nga disa tum oreE niste çdo ditë me lutje!
Pas çdo lutje mëngjesi ajo dilte rrugëve të Kalkutës për të gjetur dhe për t’i dhënë të varfërve ushqim. Vizitonte familjet, kujdesej për fëmijët e sëmurë, të moshuarit dhe bënte infermieren për njerëz që po vdisnin nga tuberkuloza.
Ajo fliste rrjedhshëm 5 gjuhë!
Gjuhën amtare, shqipen, serbisht, gjuhën që flitej në Bangladesh dhe Indi, dhe anglisht.
Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, një ditë para shenjtërimit të saj u gjet kjo letër, e shkruar prej saj për shqiptarët. Letra është shkruar në 10 dhjetor të 1979-ës gjatë qëndrimit të saj në Oslo.
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”
“Vllau jem dhe Maria e dashtun
Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue.
Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty.
me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort
Motra jote Tereza”