Fundjava në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura.
Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrez ikuar reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur nga -9°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.