Masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohte në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu ne zonat verilindore dhe juglindore, nuk përjashtohet mundësia e breshërit. Gjatë natës pritet sërish përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballkanit do të jenë në dominimin e vranësirave konvektive duke sjellë rrebeshe shiu si edhe breshër. Po ashtu, vranësira dhe shira të dendur do të ketë në Europën Lindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.
Republika e Kosovës
Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Por orët e pasdites do të zhvillojnë vranësirat në territor, duke bërë që të ketë rrebeshe shiu si edhe breshër. Ndërsa mbrëmja ri-sjell kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet shtim gradual i vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të MV.