Java tjetër do të rikthejë “dimrin” në Shqipëri. Duke filluar nga pasditja e të hënës temperaturat do të zbresin me disa gradë, ku në male nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.
Konkretisht sipas “Windy”, dita e martë e javës së ardhshme do të jetë më e ftohta, ku në Ersekë temperaturat do të shkojnë edhe -5 gradë celcius.
Ndërkohë fundjava në vend do të jetë e ngrohtë , ku temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.