Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim/ Në këto zona të Shqipërisë do të jenë temperaturat të acarta

Temperaturat kanë filluar të ulen me kalimin e orëve të gjatë së sotme. Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike ndërkombëtare, temperaturat e ulta do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të nesërm.

Zona më e prekur nga temperaturat e ulta gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim do të jetë e gjithë ver-lindja si edhe jug-lindja e vendit. Parashikohet që temperaturat në qytete si Bulqiza, Peshkopia, Kukësi, Pogradeci dh Korça, të zbresin deri në -10 gradë Celsius gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së nesërme.

Ndërkohë, situata do të jetë disi ndryshe në pjesën qendrore të vendit si edhe në Ultesirën Perëndimore. Parashikohet që temperature maksimale në këto zona të jetë 13 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale të zbresë deri në 2-3 gradë Celsius.

Pavarësisht temperaturave të ulta, moti do të jetë i kthjellët gjatë ditëve të para të 2022, për të marrë një kthesë të fortë duke nisur nga data 5 janar dhe në vijim, ku pritet rikthim i reshjeve.

MË TË LEXUARAT

To Top