Lajme

Parashikimi i motit/ Temperaturat mbi 30 gradë, por ja kur nisin reshjet në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.

Sipas Meteoalb, gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në vend duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat malore, ku më të dukshme do të jenë zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Pjesërisht rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë Europa Qendrore, Veriore dhe Lindja e kontinentit, herë pas here do të ketë dhe mini stuhi ere në Europën Veriperëndimore. Ndërsa Ballkani Perëndimor dhe Gadishulli Iberik do të jenë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakt.

MË TË LEXUARAT

To Top