Lajme

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, e shtuna dhe e diela me shi në vendin tonë

Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe reshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë (si për ditën e Shtunë ashtu dhe atë të Diel) parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më pas në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore. Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12-15m/s.

MË TË LEXUARAT

To Top