Ka nisur nga Farka ope racioni i konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit. Bëhet fjalë për një objek me 2 kate nëntokë dhe 7 kate mbi tokë i ndërtuar pa leje.
“Kemi dy kate nëntokë dhe 7 kate mbi tokë pa asnjë letër. Sesi ka ndodhur është m ister për ne. Por ky aksion ka të bëjë me he timin e çdo veprimi që është apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin”, tha ministrja Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kreun e IKMT-së, Dallëndyshe Bici dhe Drejtorin e P olicisë së Tiranës, Rebani Jaupi, bëri të ditur edhe mundësitë për investitorët dhe pronarët që kanë kanë shkelur ligjin, ku në çdo rast nuk përjashtohen nga gjoba.
“Ndërtuesit mund t’i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në Bankën e Shqipërisë në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet. Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit. Në të dyja rastet, ndërtuesi do të jetë i detyruar të paguajë gjobën, po do ketë të drejtën e lejes dhe nuk do ndiqet penalisht. Nëse nuk do të pranojë atëherë kjo ndërtesë do të konfiskohet dhe do të ndiqet penalisht përveç gjobës që paguhet në të gjitha rastet”.
Në këtë aksion, sqaroi Balluku, nuk bëjnë pjesë ndërtesat e paligjshme që janë ngritur nga ata qytetarë për të strehuar familjen, por synimi është zbatimi i ligjit.